Dinamo “çmonton” Elbasanin, Zabërgja shënon dygolësh, realizon edhe Meksi

4 Nëntor 2024, 19:10 / SPORT ALFA PRESS

Dinamo “çmonton” Elbasanin, Zabërgja shënon
Dinamo kryeson 0-3 ndaj Elbasanit në takimin që po zhvillohet në “Elbasan Arena” në kuadër të javës së 12-të të Kategorisë Superiore.

Fillimisht, për “blutë” e Ilir Dajës shënoi Baton Zabërgja në minutën e 24-t. Bregu i nxjerr një top të mirë dhe Zabërgja nuk fali duke tundur rrjetën e Abalorës.

Ndërkohë vetëm 7-të minuta erdhi dyfishimi i shifrave me anë të Jorgo Meksit përpara se Zabërgja të trefishonte rezultatin me golin e dytë personal vetëm disa sekonda më pas.

Po ndodh...