Dy skema në mendjen e Kivusë, si ndryshon Interi me nigerianin

Ademola Lukman është bërë objektivi kryesor i merkatos verore të Interit për sezonin 2025-2026.
Pas ditësh spekulimesh dhe analizash, emri i sulmuesit nigerian të Atalantës është konfirmuar si profili i preferuar nga trajneri i ri zikaltër, Kristian Kivu, për ndërtimin e fazës sulmuese të skuadrës nën drejtimin e tij të parë në pankinën e një klubi të madh.
Për Kivunë, Lukman është më shumë se një përforcim. Kalimi nga sistemi 3-5-2 i Inzagit në një 3-4-2-1 më modern kërkon lojtarë të zotë në driblim dhe depërtim nga krahët, jo trekuartistë klasikë, por as sulmues të pastër. Në këtë kuadër, cilësitë e Lukmanit, i shpejtë, teknik, efikas në finalizim, përputhen në mënyrë të përkryer me filozofinë e re taktike që po përgatit trajneri rumun. Sulmuesi 27-vjeçar shihet si një zgjidhje edhe për fleksibilitetin taktik të Kivusë, i cili ka eksperimentuar edhe me skemën 4-3-3 në aventurën e tij te Parma.
Prania e një lojtari si Lukman do t’i siguronte trajnerit një armë të fuqishme në një zonë të fushës ku Interi ka pasur vështirësi sezonet e fundit, sidomos në duelet “një për një”.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
