Dyshohet për vetëvrasje, gjendet i vdekur në shtëpi ish-futbollisti i Fiorentinës

22 Korrik 2025, 19:34 / SPORT ALFA PRESS

Dyshohet për vetëvrasje, gjendet i vdekur në shtëpi

Futbolli italian ka mësuar sot një lajm të kobshëm, pasi është ndarë nga jeta ish-futbollisti i njohur Celeste Pin. Sipas mediave të huaja, ai i ka dhënë fund jetës në moshën 64-vjeçare në shtëpinë e tij.

Celeste Pin ishte një nga emrat më të njohur të futbollit italian në fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90, kur vishte fanellën e Fiorentinës e Veronës.

Ai ishte një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Serinë A, ndërsa u largua nga futbolli në vitin 1996. Që nga atëherë, Pin ishte drejtues sportiv dhe merrej edhe me futbollin fëmijëve.

Sot, mediat italiane kanë përhapur lajmin e rëndë se ai i ka dhënë fund jetës në banesën e tij në Firence në moshën 64-vjeçare për arsye që nuk janë bërë ende të ditura.

Një familjar nuk ia kishte dalë ta kontaktonte dhe kishte kërkuar kësisoj ndihmën e policisë pasi nuk merrte përgjigje në banesën e ish-futbollistit. Pasi kishin hapur me forcë derën, ishte gjetur trupi i pajetë i Pin./Ansa

 

Po ndodh...