E papritur, klubi i Seria A shkarkon trajnerin dhe vendos Patrick Vieiran në krye

19 Nëntor 2024, 16:44 / SPORT ALFA PRESS

E papritur, klubi i Seria A shkarkon trajnerin dhe vendos Patrick Vieiran
Patrick Vieira do të jetë trajneri i ri i Genoa. Klubi i Seria A ka vendosur të largojë Alberto Gilardinon dhe francezi do të jetë pasuesi i tij.

Vieira ushtroi detyrën e trajnerit sezonin e kaluar te Strasburg në Francë. Ndërkohë Italia nuk është vend i panjohur për 48-vjeçarin.

Kjo pasi ka mbajtur veshur fanellat e Milanit, Juventusit dhe Interit para se ta mbyllte karrierën te Manchester City.

Kjo sjellje e Genoas duket befasuese dhe me interes pritet të shihet si do shkojë.

Po ndodh...

ide