Ernest Muçi prezantohet te Trabzonspor, i japin numrin 10

6 Shtator 2025, 19:40 / SPORT ALFA PRESS

Ernest Muçi prezantohet te Trabzonspor, i japin numrin 10

Ernest Muçi është zyrtarisht një lojtar i Trabzonspor. Njoftimi është dhënë nga vetë klubi turk, nëpërmjet rrjeteve sociale.

Sulmuesi largohet kështu nga Beshiktash dhe në sezonin e ri do të mbajë veshur fanellën e Trabzonspor.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur për një huazim, me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, teksa për huazimin do të paguhen 1 milionë euro.

Futbollisti shqiptar do të mbajë një numër të veçantë në ekip, siç është numri 10, çka tregon për vlerësimin e madh që i kanë dhënë.

Muçi u bashkua me Besiktas në merkaton e dimrit në vitin 2024, por gjithmonë ka vuajtur për të marrë minuta. Me këtë lëvizje te Trabzonspor, lojtari synon të gjejë më shumë hapësira dhe të tregojë cilësitë e tij.

Po ndodh...

ide