Fillim i mbarë për Fodan, Kosova mposht Armeninë në miqësore

22 Mars 2024, 20:14 / SPORT ALFA PRESS

Fillim i mbarë për Fodan, Kosova mposht Armeninë në
Franco Foda debuton me fitore në stolin e Kosovës. “Dardanët” fituan 0-1 në fushën e Armenisë nëmiqësoren e parë të Marsit, duke dhënë indicie pozitive në organizim me trajnerin e ri.

Golin e vetëm të kësaj ndeshjeje e shënoi Milot Rashica në minutën e 25-të, pas ngulmimit të Edon Zhegrovës nga e djathta, goditja e të cilit pasi u devijua nga portieri rroku traversën, për t’u kthyer mëpas në asist për sulmuesin e Fenebahces, që thjesht e shtyu topin drejt rrjetës.

Në fakt, rezultati duhej të ishte më i thellë në favor të Kosovës por Muriqi me kokë dhe Rashica përballë portierit shpërdoruan raste të pastra.

Testi i parë kundër Armenisë përfundoi me sukses, tashmë vëmendja kthehet në miqësoren e dytë  kundër Hungarisë me 26 mars.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128