“Final Four” për vajza/ Vllaznia-Apolonia është finalja e madhe e sezonit 2023-2024

Vllaznia – Apolonia është finalja e madhe për titullin kampion të këtij edicioni në kampionatin “Abissnet Superiore” për vajza.
Ditën e sotme u zhvilluan takimet e dyta gjysmëfinale të vlefshme për “Final 4”. Vllaznia nuk e vendosi aspak në diskutim finalen, teksa triumfoi edhe në ndeshjen e dytë të zhvilluar në “Reshit Rusi” me rezultatin e thellë 7-0.
Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale Apolonia – Tirana, që u zhvillua në ambientet e aneksit të stadiumit “Loni Papuçiu”, fieraket fituan me rezultatin 2-0 dhe siguruan finalen.
Finalja e madhe Vllaznia – Apolonia, që do të përcaktojë edhe kampionen e këtij edicioni do të luhet më 13 maj në “Shtëpinë e Futbollit”.
Ekipi kampion i Superiores për vajza do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator në UEFA Champions League.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


