Formacioni zyrtar/ Hysaj në stol dhe Broja në fushë, ja si rreshtohet Shqipëria ndaj Suedisë

Në orën 19:00 në “Friend Arena” të Stockholmit, kombëtarja shqiptare e futbollit përballet me Suedinë në një test miqësor.
Në prag të sfidës, trajneri Sylvinho ka bërë me dije edhe formacionin zyrtar në këtë duel.
Trajneri Sylvinho ndryshon vendosje taktike dhe e rreshton skuadrën me skemën 4-3-3. Sa i takon ndryshimeve në emra, braziliani propozon nga minuta e parë tre lojtarë që nga sfida e kaluar me Kilin e nisën nga stoli.
Bëhet fjalë për Armando Brojën që i ka marrë vendin Rey Manajt si dhe Qazim Laçin që nxjerr jashtë formacioni Taulant Seferin, si dhe Ivan Balliu që zëvendëson Elseid Hysajn.
Sa i takon pjesës tjetër, ajo nuk ndryshon me Strakoshën në portë, Hysajn, Mihajn, Gjimshitin dhe Mitajn në mbrojtje, Ramadani, Asllani në mesfushë si dhe Asani në sulm.

Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

