
Formula 1/ Verstappen triumfon në Japoni, McLaren në pod, zhgënjen sërish Ferrari

Max Verstappen me Red Bull fitoi garën e Cmimit të Madh të Japonisë në Formula 1, zhvilluar në pistën e Suzuka. Ky është suksesi i parë sezonal për 4 herë kampionin e botës, në një garë që e dominoi, duke përballur me sukses sulmet e McLaren. Në vendin e dytë dhe të tretë u klasifikuan dy makinat McLaren të Lando Norris dhe Oscar Piastri, që nuk arritën dot të kapin pilotin holandez. Ajo që ra në sy është se pilotët që e nisën garën nga 6 vendet e para e përfunduan po në ato pozicione. Kështu, në vendin e katërt u klasifikua Charles Leclerc (Ferrari), në të pestin George Russell (Mercedes) dhe në të gjashtin Kimi Antonelli (Mercedes). Vetëm i shtati Lewis Hamilton me “kokëkuqen” tjetër.
Për sa i përket garës, ajo nuk pati shumë emocione mes të parëve. I vetmi moment interesant ishte dueli mes Norris dhe Verstappen, në momentin që po dilnin nga bokset pasi ndërruan gomat. Ata për pak sa nuk u përplasën, me britanikun që përfundoi në bar. Te Ferrari sërish ka pakënaqësi, pasi pilotët e saj nuk arritën dot të duelonin për podiumin. Edhe pse Hamilton pasi një strategji ndryshe me gomat nuk arriti të përfitojë më shumë se një pozicion në renditje. Gara e radhës pas një jave në Bahrein.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128