FOTO/ “Një duartrokitje të madhe për Jasir Asanin”, klubi korean feston golin e sulmuesit kuqezi
8 Shtator 2024, 09:38 / SPORT

Paqja mes Jasir Asanit dhe klubit të Guangju në Korenë e Jugut përkthehet jo vetëm me riaktivizimin e rregullt të sulmuesit kuqezi me ekipin, por edhe me entuziazmin e këtij klubi për paraqitjet e tij edhe kur vesh fanellën kuqezi.
Dhe paraqitja më e fundit e Asanit me Kombëtaren shqiptare nuk kishte si të kalonte pa u vënë në pah nga klubi korean, i cili i ka kushtuar një postim në rrjetet sociale fitores së Shqipërisë me sulmuesin si protagonist kryesor.
“Ju lutem, jepini një duartrokitje të madhe Jasir Asanit i cili e nisi ndeshjen ndaj Ukrainës, shënoi gol dhe luajti të gjithë ndeshjen duke drejtuar ekipin në një fitore 2-1”, shkruante klubi i Guangju në postimin e tij në rrjetet sociale.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


