“France Football” pranon gabimin? “Topi i Artë” i 2020-ës pritet t’i shkojë Lewandowskit

Pas katër vitesh drejtësia mund të vendoset për Robert Lewandowski-n, me sulmuesin polak që mund të marrë “Topin e Artë” që iu “mohua” në 2020-ën për shkak të pandemisë “Covid-19”.
“The Mirror” raporton se “France Football” mund të bëjë një hap prapa, duke planifikuar prej dy muajsh tashmë që t’i japë polakut trofeun që i përket.
Në atë sezon, Lewandowski kishte fituar tripletë me Bayern Munich, duke marrë në shtëpi trofeun e Bundesliga-s, Kupës së Gjermanisë dhe më kryesorin Champions League-n.
Ndërsa në nivel personal, në atë sezon polaku shënoi 55 gola në 47 ndeshje të luajtura, për atë që ishte viti më i mirë i jetës së tij futbollistike.
Statistika që e bënë atë të ishte lojtari më i mirë në botë në atë kohë, por “Topi i Artë” nuk iu dha kurrë.
Tani, pas katër vitesh, drejtësia mund të vendoset dhe për Lewa-n do të ishte qershia mbi tortë e një karriere vërtet të jashtëzakonshme.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
