Gol fantastik nga distanca, Bardhi tregon klasin në Turqi
29 Prill 2024, 17:06 / SPORT

Enis Bardhi, mesfushori shqiptar, i cili aktivizohet për Maqedoninë e Veriut, ka gjetur rrjetën në fitoren 4-2 të skuadrës së tij Trabzonspor ndaj Gaziantepit në javën e 34-t të Superligës së Turqisë.
28-vjeçari barazoi rezultatin përkohësisht në 2-2, duke shënuar gol në minutën e 65-të. Ndërkohë 3 golat tjerë në fitoren e Trabzonsporit i shënoi Paul Onuaçu. Kujtojmë se për Enis Bardhin ky ishte goli gjashtë që shënon për Trabzonsporin në këtë sezon në Superligën e Turqisë. Gjithashtu shqiptari ka regjistruar edhe 4 asiste.
Pas kësaj fitore, Bardhi me Trabzonsporin renditen në pozitën e tretë në renditje me 58 pikë të grumbulluara.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



