Shorti i Botërorit të Klubeve/ Juventus gjen City-n, Bayern përballë ekipeve me emër
5 Dhjetor 2024, 20:51 / SPORT

FIFA hodhi sot në Majemi shortin e edicionit të parë të Botërorit për Klube, i cili do të luhet me 32 skuadra.
Një aktivitet si asnjëherë më parë të cilin FIFA planifikon ta zhvillojë çdo katër vite, ashtu si turnetë madhorë të kombëtareve.
Shorti rezervoi përballje interesante, mes skuadrave europiane dhe jo vetëm. Spikat dueli mes Manchester City-t dhe Juventusit, por edhe PSG-Atletico Madrid.
Ndeshje të tjera interesante mund të quhen edhe ato të grupit C, ku bëjnë pjesë Bayern Munich, Benfica dhe Boca Juniors.
Skuadrat janë ndarë në 8 grupe me nga katër secili dhe dy të parat kualifikohen në fazën me eliminim direkt të turneut, i cili do të zhvillohet në verën e vitit 2025 në SHBA.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

