Sulmi i Kombëtares e mbyll vitin “zjarr”, djemtë kuqezi gati për 2024-ën

Ditën e djeshme spikatën Arbnor Muja dhe Taulant Seferi më golat e tyre në klubet respektive. Dy sulmuesit e kombëtares, ishin protagonistë duke ndihmuar skuadrën për të marrë pikë.
Arbnor Muja shënoi golin e parë për Antwerp, që barazoi 2 me 2 ndaj Westerlo në Belgjikë. Goli i pestë ky sezonal për të.
Më i rëndësishëm goli i Seferit, që po ashtu shënoi golin e parë për skuadrën e tij Baniyas në fitoren 2 me 1. Me penallti, ish-sulmuesi i Tiranës gjeti golin e gjashtë sezonal dhe atë që barazoi sfidën kundër Ittihad Kalba. Më pas skuadra e tij menaxhoi të shënonte dhe 1 tjetër, për të përmbysur sfidën.
Dhe pse nuk është grumbulluar nga Kombëtarja prej kohësh, nuk mund të mos përmendet goli i Rey Manajt në Turqi. Ai shënoi golin e vetëm të sfidës, në fitoren që Sivasspor mori kundër Istanbulspor. (VIDEO)
Kështu ky vit u mbyll më së miri, teksa viti 2024 pritet të jetë i Kombëtares. Kjo sepse dhe do përfaqësojë Shqipërinë në Europianin e Gjermanisë.
-
-
Aksident në Vlorë, 27-vjeçarja përplas me “Benz” këmbësorin
24 Dhjetor, 10:52 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



