Aksident në Vlorë, 27-vjeçarja përplas me “Benz” këmbësorin

24 Dhjetor 2023, 10:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Vlorë, 27-vjeçarja përplas me

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë.

Një 27-vjeçare duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur një këmbësor. Ky i fundit është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 09:30, në lagjen “Partizani” një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasen E. Ll., 27 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale P. M., 62 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

 

Po ndodh...

ide