Goditet me thikë 47-vjeçari në Itali, plagoset edhe një shqiptar

24 Dhjetor 2023, 10:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Goditet me thikë 47-vjeçari në Itali, plagoset edhe një

Një 47-vjeçar në Itali është plagosur me thikë, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas mediave italiane 47-vjeçari u la te dera e spitalit në Romë nga dy miqtë e tij me origjinë shqiptare, ku edhe njëri prej tyre ishte i plagosur, por jo në rrezik për jetën.

I plagosuri është shtetasi me iniciale E.C, i cili është i njohur për autoritetet e drejtësisë italiane, për një vrasje të ndodhur në vitin 2016 dhe për të cilën 47-vjeçari ishte arrestuar. Pas ngjarjes në fjalë, nisën hetimet, ndërkohë që u morën në pyetje dy miqtë e 47-vjeçarit, me kombësi shqiptare.

Vijon puna për arrestimin e autorit të plagosjes së shtetasit me inicialet E.C, ndërsa ka dyshime se ngjarja mund të ketë ndodhur për pazare droge.

I plagosuri që aktualisht ndodhet mes jetës dhe vdekjes në spitalin Castelli, nga ana tjetër ka një të shkuar të errët.

 

Po ndodh...

ide