I pandalshëm në Spanjë! Vedat Muriqi u lë “targën” yjeve të Barcelonës, dopieta me gola e mban pas Mbape

17 Janar 2026, 17:48 / SPORT ALFA PRESS

I pandalshëm në Spanjë! Vedat Muriqi u lë

Vedat Muriqi po kalon një edicion fantastik në La Liga.

Sot realizoi një dopietë në pjesën e parë për Majorkën, pikërisht kundër Atletik Bilbaos. Fraksioni i parë ndërkohë rezultoi spektakolar dhe u mbyll 2 me 2.

Goli i parë u shënua në minutën e pestë dhe zhbllokoi takimin. Më pas në minutën e 42-të, Muriqi nuk realizoi direkt nga penalltia, por e dërgoi topin në rrjetë pas pritjes fillestare të portierit.

Muriqi me 13 gola në 20 javë kampionat, qëndron i vetëm pas Mbapes. Ky i fundit numëron 19 gola në krye të renditjes së golashënuesve.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është dhe lojtari i dytë me më tepër gola në historinë e Majorkas në La Liga. Vendin e parë e mban Samuel Eto. /Panorama Sport/

Goli i parë i Muriqit: (VIDEO)

Goli i dytë i Muriqit: (VIDEO)

Po ndodh...

ide