Ikën Alonso, Reali zyrtarisht me trajner të ri!

Real Madrid i ka dhënë sot lamtumirën Çabi Alonsos, duke shkarkuar spanjollin nga drejtimi i ekipit të parë pas disfatës në Superkupën e Spanjës përballë Barcelonës. Rezultatet e sidomos loja që linte përr të dëshiruar, bënë që Alonso të mbyllte shumë shpejt aventurën e tij te “los blancos”.
Duket se kjo zgjidhje ishte menduar prej kohësh, pasi klubi nuk ka vonuar që të bëjë publik edhe emrin e trajnerit të ri të skuadrës, teksa ia ka besuar atë një prej njerëzve të “shtëpisë”. Ish-mbrojtësi spanjoll Alvaro Arbeloa, ka marrë drejtimin e ekipit të parë, duke lënë atë të Kastija. Prej vitesh ai ishte pjesë e klubit si trajner duke e nisur nga akademia, për të përfunduar deri në ekipin e dytë e tashmë edhe me yjet e “galaktikëve” ku dikur ishte pjesë edhe ai vetë e një grupi që fitoi gjithçka.
Real Madrid njofton se Alvaro Arbeloa është trajneri i ri i ekipit të parë.
Alvaro Arbeloa ka qenë trajner i Kastija që nga qershori i vitit 2025 dhe e ka kaluar të gjithë karrierën e tij si trajner në akademinë e të rinjve të Real Madridit që nga viti 2020. Ai drejtoi ekipin Infantil A në sezonin 2020-2021, duke fituar titullin e ligës, ekipin Cadete A në 2021-2022 dhe ekipin Juvenil A nga viti 2022 deri në vitin 2025. Si trajner i Juvenil A, ai arriti tripletën në 2022-2023 (Ligë, Kupë e Mbretit dhe Kupë e Kampionëve) dhe titullin e Ligës në sezonin 2024-2025.
Si lojtar, Alvaro Arbeloa ishte pjesë e Real Madridit gjatë një prej periudhave më të suksesshme në historinë e tij. Ai veshi fanellën e Real Madridit midis viteve 2009 dhe 2016, duke bërë 238 paraqitje zyrtare. Gjatë asaj kohe, ai fitoi tetë tituj: dy Liga Kampionesh, një Kupë Bote për Klube, një Superkupë UEFA, një La Liga, dy Kupa Mbreti dhe një Superkupë Spanjolle.
Me ekipin kombëtar të Spanjës, Alvaro Arbeloa ishte gjithashtu pjesë e një epoke historike, duke fituar Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut dhe dy Kampionate Europiane (2008 dhe 2012). Ai luajti 56 ndeshje për Spanjën.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128