Inter dhe “mallkimi i driblimit”, pse Lukman do të ishte blerja e duhur

Statistikat nuk gënjejnë dhe këtë herë tregojnë një boshllëk të madh në lojën e Interit. Në sezonin e kaluar të Serie A, skuadra e Inzagit ka përfunduar në fund të renditjes për driblime – si për numrin e tentativave, ashtu edhe për ato të realizuara me sukses. Një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit zikaltër, të cilët gjatë verës kanë bërë gjithçka për të sjellë në Milano një lojtar me tipare krejtësisht të ndryshme: Ademola Lukman.
Të dhënat e përpunuara nga Opta janë të qarta. Në total, Interi tentoi vetëm 390 driblime në gjithë kampionatin, më pak se çdo skuadër tjetër. Për krahasim, edhe Empoli – që luftoi deri në fund për mbijetesë – kishte 476. Edhe më shqetësuese është shifra e driblimeve të suksesshme: vetëm 158, një mesatare tepër e ulët për një ekip që synonte titullin.
Këto të dhëna nxjerrin në pah një problem të madh: mungesën e fantazisë individuale për të prishur ekuilibrat në fushë. Inzaghi, i vetëdijshëm për këtë mangësi, kishte ndërtuar një futboll të bazuar mbi organizimin, qarkullimin e shpejtë të topit dhe krosimet nga krahët. Megjithatë, në ndeshjet e mëdha shpesh është parë se Interit i mungon pikërisht lojtari i aftë të marrë iniciativën, të kalojë kundërshtarin ballë për ballë dhe të hapë hapësira për sulmuesit.
Kjo është arsyeja pse drejtuesit identifikuan në Lukman profilin e duhur për të kompletuar skuadrën. Sulmuesi i ardhur nga Atalanta është ndër lojtarët më të rrezikshëm në kampionat kur bëhet fjalë për driblim dhe aksione individuale. Shpejtësia, kthjelltësia në duelet një kundër një dhe aftësia për të hyrë në zonë i japin Interit një dimension të ri.
Në fakt, përveç golave, Lukman është i njohur për aftësinë për të krijuar superioritet numerik, element që Interit i mungonte sezonin e kaluar. Kështu, blerja e tij nuk është thjesht një shtim në repartin ofensiv, por një lëvizje e menduar për të zgjidhur një dobësi strukturore. Nëse deri dje Inter ishte ndër skuadrat më të parashikueshme në këtë aspekt, tani ka një armë të re për të surprizuar mbrojtjet rivale.
Mesazhi i të dhënave është i qartë: për të qenë kompetitiv në garën për trofetë, Inter duhet të rrisë ndjeshëm numrin e driblimeve të suksesshme. Me Lukman në dispozicion, zikaltrit do të kishin një lojtar që mund të ndryshojë skenarin e ndeshjeve të mbyllura dhe të japë atë çka mungonte më parë: guximin për të marrë përgjegjësinë dhe për të bërë diferencën me një aksion personal. Me futbollistët aktualë që Kivu ka në dispozicion këtë sezon duket se zikaltrit do të “përndiqen” sërish nga kjo problematikë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
