
Inzagi me laps për Napolin! Interi në fushë ndaj Lacios me ekipin e dytë, Asllani rikthehet sërish titullar në Kupën e Italisë

Dëmtimet e lojtarëve kanë bërë që Inzagi të ketë pak zgjidhje për të lëvizur në përballjen me Lacion në Kupën e Italisë. Për shkak se të shtunën pret Napolin si ndeshje vendimtare për kryesimin e Serie A, tashmë trajneri ka nisur llogaritë për të zbritur në fushë me ekipin e dytë
Në pritje të përballjes me Napolin të shtunën ku do të vendoset kush do drejtojë Serinë A, Inter do të duhet të tregojë forcën me Lacion sot.
Në çerekfinalen e Kupës së Italisë për Simone Inzagi duket se do të bëjë një rrotacion masiv të lojtarëve në mënyrë që titullarët ti ketë në gatishmëri për sfidën e fundjavës. Por dëmtimet duket se i lënë pak hapësirë.
Megjithatë Nikola Zalevski duket se i ka prishur disi planet që kishte menduar ta zbriste kroatin si titullar në krahun e majtë.Polaku ka pësuar një dëmtim ndaj dhe në fushë do të jetë një prej titullarëve që prej minutës së parë.
Dimarko ose spostimi i Darmianit në të majtë për të luajtur me Dumfrisin nga minuta e pare mbetet një nga opsionet.
Po ashtu Karlos Augusto vazhdon të mos jetë ende në 100% të formës dhe kjo bën që të kërkohet një sforco nga të tjerët.
Në portë pritet të jetë Jozef Martinez, i cili rezultoi i suksesshëm në debutimin kundër Xhenoas duke ruajtur portën e paprekut. Pavar mund të jetë titullar në mbrojtje, ndërsa De Vraj do të zëvendësojë Açerbin. Ky i fundit ka nevojë për pak pushimi për t’u përgatitur në maksimum për duelin me Lukakun. Edhe Bastoni nuk do të jetë nga fillimi dhe në vendin e tij pritet Bisek.
Në mesfushë do të konfirmohet edhe një herë tjetër nga minuta e parë Kristjan Asllani, ndërsa Zielinski do të marrë vendin e Barelës.
Fratezi nuk është ende në formë optimale. Nuk ka pushim për Mkitarianin, i cili mund të ndajë minutat me Çalhanoglunë ose Barelën.
Ndërkohë që në sulm pritet dyshja Marko Arnautoviç dhe Taremi. Lautaro ka dëshirë që të luajë gjithmonë, por trajneri kërkon që ta mbrojë në maksimum nga dëmtimet në këtë periudhë të vështirë të sezonit.
Turam gjithashtu nuk është gati dhe do të ruhet për sfidën kundër Napolit gjithsesi gjithçka do të jetë gati sot në orën 21.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128