Ish-trajneri i Vllaznisë largohet nga Liria e Prizrenit
31 Janar 2024, 16:14 / SPORT

Liria e Prizrenit ndahet nga trajneri Mirsad Jonuz për shkak të rezultateve të dobëta. Mesditën e së mërkurës, me marrëveshje të dyanshme, klubi i Prizrenit dhe trajneri nga Maqedonia e Veriut kanë ndërprerë bashkëpunimin.
“Liria sot ka ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme. Trajnerin e falënderojmë për punën dhe i urojmë suksese”, ka thënë Valon Osmani, kryetar i Lirisë.
Liria – lexohet në njoftim – shpejt do të zyrtarizojë trajnerin e ri, që do t’i prijë skuadrës në edicionin pranveror.
Kujtojmë që Mirsad Jonuz është një emër i njohur për futbollin shqiptar pasi gjatë sezonit 2019-2020 (17 korrik – 21 maj) ka drejtuar në 29 ndeshje të Superiores Vllazninë e Shkodrës.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
Peshorja amerikane!
Nga Arian Galdini
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
