Juventus fiton me përmbysje përballjen me Salernitanën

Juventus përmbys Salernitana-n në “Stadio Arechi”, duke qëndruar në garë për titullin e Serie A.
Sfida e javës së 19-të përfundoi me rezultatin 1-2, me vendasit që e mbyllën këtë takim me dhjetë lojtarë.
Në minutën e 39’ Salernitana zhbllokoi takimin, me Maggiore që gjeti rrugën drejt rrjetës.
Megjithatë në minutën e 53’ autori i golit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin e tij në inferioritet numerik.
Juventus e shfrytëzoi në maksimum këtë avantazh dhe në minutën e 65’ Iling Junior u dhuroi barazimin miqve.
Në shtesë “bardhezinjtë” gjetën sërish rrugën drejt rrjetës, me Vlahovic që shënoi golin e përmbysjes në minutën e 90+1’.
Pas këtij takimi Salernitana renditet në vend të fundit me 12 pikë, teksa Juventus në vend të dytë me 46 pikë.
-
Liverpool eliminon Arsenalin nga FA Cup
7 Janar, 20:13
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
