Juventus me “sytë nga e ardhmja”, mposht konkurrencën dhe firmos me talentin malazez

28 Dhjetor 2023, 15:47 / SPORT ALFA PRESS

Juventus me “sytë nga e ardhmja”, mposht konkurrencën dhe
Në vitet e fundit, detyruar edhe nga rrethanat  financiare, në klubin e Juventus po i besojnë gjithnjë e më shumë të rinjve. Në skuadrën e parë janë shumë të rinj si Miretti, Iling-Junior, Fagioli, Yildiz, Caviglia apo Huijsen. Projekti me të rinjtë e talentuar duket se do të vazhdojë teksa së fundmi italianët kanë gjetur akordin për të transferuar në Torino, Vasilije Adzic.

Lojtari i datëlindjes së vitit 2006 është pjesë e Bundocnostit në kampionatin e Malit të Zi teksa aktivizohet në rolin e mesfushorit të avancuar. Adzic konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit malazez vitet e fundit, madje e krahasojnë edhe me Stefan Jovetic i cili bëri karrierë pikërisht në Itali.

Për Adzic, Juventus shpenzoi pesë milionë euro duke mposhtur konkurrencën e Bolognas që prej kohësh synonte transferimin e 17-vjeçarit. Mesfushori do të qëndrojë te Buducnosti për pjesën e mbetur të sezonit dhe në verë do të transferohet në Itali teksa pritet të jetë pjesë e skuadrës së parë në përgatitjet parasezonale, me drejtuesit që më pas do të vendosin nëse do ta mbajnë në ekipin e parë apo do ta dërgojnë tek të rinjë ose në huazim, siç kanë vepruar në shumë raste me të rinjtë premtues.

Në këtë sezon, Adzic është aktivizuar në 19 ndeshje me Buducnostin duke shënuar edhe pesë gola e duke dhuruar një asist.

 
 

 

Po ndodh...