Kambana alarmi në Kombëtare, vetëm një goditje në portë në 180 minuta

Dy humbje në tre ditë, këto janë statistikat e Kombëtares në ndeshjet miqësore në prag të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Kuqezinjtë u mposhtën 0-3 nga Kili dhe 1-0 nga Suedia, duke mos gjetur në asnjë rast rrugën e rrjetës.
Pas paraqitjes katastrofike në lojë dhe rezultat ndaj skuadrës amerikano-latine, mbrëmjen e sotme skuadra u shpreh më me dëshirë në fushë teksa paraqitja pavarësisht rezultatit ishte pozitive.
Por kambanë alarmi mund të jenë goditjet në portë, teksa në 180 minutat e këtyre dy miqësoreve tanët goditën vetëm një herë portën (me Suedinë).
Kundër Suedisë këtë të hënë sulmi provoi edhe tetë goditje jashtë porte. Tentuam nga distanca me Asanin dhe Bajramin teksa edhe Asani iu afrua shumë golit me të majtën por asnjë nga këto në kuadrat.
Ndërkohë për sa i përket vlerësimeve, lojtari me notën më të lartë sipas “Sofa Score” rezulton portieri Tomas Strakosha, teksa në podium gjithashtu janë ngjitur edhe Bajrami dhe Gjimshiti.

Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


