Kampioni i botës synonte rikthimin në Formula 1, katër skuadra i ‘mbyllën derën’

17 Shkurt 2025, 11:45 / SPORT ALFA PRESS

Kampioni i botës synonte rikthimin në Formula 1, katër skuadra i

Në fund të sezonit 2022, katër herë kampioni i botës në Formula 1, Sebastian Vettel, vendosi të tërhiqej nga garat për arsye familjare.

Por duket se 4 herë kampioni i botës ka synuar rikthimin në gara këtë vit, por nuk ka qenë i mirëpritur.

Sipas asaj që u zbulua nga “F1-Insider”, Vettel nuk ka reshtur kurrë së kërkuari zgjidhje të tjera për t’u rikthyer në pistë.

Piloti gjerman, fillimisht u përpoq të zbarkonte në Audi-Sauber, por mori një refuzim të sjellshëm nga CEO i atëhershëm i projektit Andreas Seidl.

Kjo nuk është e gjitha. I vetëdijshëm për vështirësitë e Sergio Perez si shoku i skuadrës së Max Verstappen, Vettel thuhet se u përpoq t’i ofrohej Red Bull, për një rikthim të bujshëm aty ku fitoi titujt kampionë bote.

Helmut Marko pranoi kontaktet e tij me 37-vjeçarin, por përgjigjja ka qenë sërish negative.

Edhe Williams i ka kthyer përgjigje negative pilotit gjerman disa muaj më parë, duke vendosur të marrë Carlos Sainz. 

Refuzimi i fundit ka ardhur nga Porsche, e cila pas disa testeve me katër herë kampionin e botës në timonin e Hypercar 963, preferoi të kthehej drejt profileve të tjera.

 

Po ndodh...