Kapitenia e Kombëtares së volejbollit, Erblira Bici renditet në 5 më të mirat në Itali
27 Shkurt 2024, 22:44 / SPORT

Pas një kampionati fantastik në Serinë A2, duke qenë protagonistja kryesore në ngjitjen e Romës në elitën e volejbollit italian, Erblira Bici e ka filluar në mënyrë të shkëlqyer edhe edicionin 2023-2024 në Serinë A1.
Kapitenia e kombëtares shqiptare të volejbollit vazhdon të performojë në Lega Volley Femminile me Aeroitalia Smi Roma duke u renditur në pesë më të mirat e Seria A1.
Erblira Bici është një shembull për t’u marrë nga brezat e rinj të volejbollit shqiptar.
Ajo gjithashtu renditet në vendin e tretë për sa i përket volejbollisteve me zhytje të suksesshme.

Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

