Influenceri i njohur: Personazhe të Tik-Tok rrinë me kriminelë dhe më pas dalin në foto me kryeministrin dhe kryebashkiakun

Anaid Kaloti, influencer dhe sipërmarrës, duke folur në emisionin ‘Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi Tik Tok-un një spektakël të madh politik.
Ai tha se personazhe që plagosen me njëri-tjetrin i gjen në foto me kryetarin e bashkisë dhe kryeministrin e vendit, madje marrin fonde dhe rrinë me kryeministrin në stadium që t’i rriten edhe atij ndjekësit.
“Tik Tok-u është një spektakël i madh politik, sepse elementë më të rëndësishëm i gjen në foto me kryetarin e bashkisë dhe kryeministrin e vendit dhe këtu nuk ka asgjë për t’u habitur. Njerëz që vijnë nga videot e Tik Tokut duke kërcënuar dhe goditur njëri-tjetrin, me ngjarje që pasohen edhe me tritol e me radhë, ashtu si të mos ketë ndodhur asgjë, i gjen me të parët e këtij vendi. Ka raste kur këta kanë arritur të plagosen me thika dhe pas dy ditësh i sheh në stadium me kryeministrin në foto, e shoh me kryetarin e bashkisë në koncert, e sheh mes Tiranës në spektakël, merr lekë nga bashkia e Tiranës, arrin dhe censurojnë njëri-tjetrin kolegët. Qëndrojnë me kriminelë më të rrezikshëm dhe i ke të dy me kryeministrin në stadium që t’i rriten edhe atij ndjekësit”-tha Kaloti.
-
-
Hapet zarfi i kuq, ja cilët banorë i shpëtuan nominimit
27 Shkurt, 22:20 -
-
Hapet zarfi i kuq, ja cilët banorë i shpëtuan nominimit
27 Shkurt, 22:20
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


