Kategoria e Parë vazhdon, ja cilat janë dy sfidat e ditës së sotme
12 Shkurt 2023, 10:15 / SPORT

Kategoria e Parë vazhdon të jetë në javën e 15-të të saj, me dy sfida të tjera që luhen ditën e sotme.
Në orën 13:00, Besa pret në Berat Besëlidhjen. Të dyja skuadrat kërkojnë tre pikët për dy objektiva të ndryshëm. Kavajasit duan të sigurojnë një vend në zonën “play-off” për t’u ngjitur në Superiore, ndërsa lezhjanët luftojnë për të mbijetuar.
Po në këtë orë, Turbina e vendit të fundit pret Apoloninë. Cërrikasit duan të largohen sa më shpejtë nga fundi i tabelës, ndërsa fierakët kërkojnë tre pikë për t’u arratisur nga zona “play-out” dhe të futen në zonën “play-off”.
NDESHJET:
BESA – BESËLIDHJA 13:00
TURBINA – APOLONIA 13:00 / Panorama Sport.al
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

