Klubi francez “josh” Partizanin, zbardhen prapaskenat e ofertës për Xhuliano Skukën

21 Janar 2023, 14:55 / SPORT ALFA PRESS

Klubi francez “josh” Partizanin, zbardhen prapaskenat e ofertës

Ofertë e bujshme nga Franca për Xhuliano Skukën. Në orët e fundit ka pasur zhvillime në klubin e kuq, pasi ka mbërritur një kërkesë zyrtare nga skuadra e njohur, FC Metz, që këtë sezon militon në Ligën 2 dhe është pretendente për t’u ngjitur në Ligën Metz i ofron Partizanit një shumë prej 1 milionë eurosh për blerjen e kartonit të Skukës.

Gjithashtu, klubi francez josh të kuqtë edhe me 10% të pronësisë së kartonit, nga ku në rast rishitje të sulmuesit, Partizani do të përfitonte sërish.

Tashmë fjalën e fundit do ta thotë presidenti Gazmend Demi, i cili ka refuzuar disa oferta për bomberin dibran.

Mbetet për t’u parë nëse bisedimet do të shkojnë drejt finalizimit, në një kohë që Metz po insiston shumë edhe për faktin se Skuka ka pasaportë franceze dhe do ta luante aty sikur të ishte vendës.

Kjo është shumë e rëndësishme, për vetë faktin se klubet franceze i kanë të limituara vendet për lojtarët e huaj.

PISTAT ITALIANE 

Mediat italiane vijojnë të raportojnë për mundësinë e blerjes nga klube të Serisë A të sulmuesit të Partizanit, Skuka.

“Sky Sport” ka shkruar dje se bomberi i kuq është objektivi kryesor i Leçes për në muajin qershor. Fakti që verdhezinjtë kërkojnë Skukën është publikuar javë më parë nga “Panorama Sport”. Përveç Veronës dhe Empolit, Leçe është ekipi që ka kohë që e vëzhgon 24- vjeçarin.

Në mediat italiane ka pasur gjithashtu lajme që i referoheshin burimeve pranë klubit të Veronës, se këta të fundit kanë hequr dorë nga blerja e Skukës.

Presidenti Demi ka refuzuar ofertën e parë prej 450 mijë eurosh të veronezëve, edhe pse së fundmi pati zëra se italianët e rritën./ Panorama Sport 

 

Po ndodh...

ide