Klubi francez shkarkon trajnerin, e drejtoi skuadrën 17 ndeshje
29 Nëntor 2023, 17:52 / SPORT

Ndryshim pankine në Ligue 1. Drejtuesit e Nantes kanë shkarkuar Pierre Aristouy nga posti i trajnerit.
43-vjeçari qëndronte në pankinën e Nantes prej datës 9 maj, duke drejtuar skuadrën për 17 ndeshje në total.
Nantes ka siguruar vetëm një pikë në katër takimet e fundit, ecuri negative që ka sjellë shkarkimin e Aristouy.
Drejtuesit nuk duan të përjetojnë ankthet e sezonit të fundit, kur qëndrimi në elitë u sigurua vetëm në fund.
Ai që pritet të zëvendësojë Pierre Aristouy në pankinë është Jocelyn Gourvennec, i cili aventurën e fundit e pati te Lille.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
