Talenti shqiptar gati për lëvizjen e bujshme/ Interi synon ta blejë me parametra zero...
Një lajm i bujshëm ka qarkulluar ditën e sotme në mediat britanike dhe ato italiane. Bëhet fjalë për talenin Roko Vata. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, ka përfunduar në radarët e Interit.
Raportohet se klubi zikaltër dërgoi përfaqësues të vetët ditën e djeshme, për të ndjekur nga afër ndeshjen të rinjve mes Lacios dhe Sëlltik, teksa i vëzhguari special ishte pikërisht Roko Vata që është pjesë e Sëlltik.
Ausilio e Bacin e ndjekin prej kohësh Vatën, i cili ka tërhequr vëmendjen me aftësitë e tij teknike e fizike, ndaj janë gati t’i ofrojnë një kontratë joshëse në fund të sezonit.
Vata ka kontratë me Sëlltik deri në fund të sezonit dhe deri tani nuk ka pranuar të rinovojë bashkëpunimin, teksa Interi është gati të përfitojë, për ta transferuar me vetëm 400 mijë euro, aq sa është dëmshpërblimi që i takon Sëlltik si klubi që e ka formuar futbollistin, teksa transferimi mund të kryehet me parametra 0.
Roko Vata luan edhe me Irlandën U21, megjithatë babai i tij, ish-kapiteni i Shqipërisë, Rudi Vata, ka lënë të hapur mundësinë që i biri të veshë fanellën kuqezi në të ardhmen. Do t’i takojë Rokos të vendosë në fund se cilën kombëtare do të zgjedhë të përfaqësojë.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128