Komisioni i Disiplinës merr vendimet, pezullohet trajneri i Superiores

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të fundit sportive në të githa kategoritë e futbollit shqiptar.
Tekniku i Vorës, Arjan Bellaj, është pezulluar me dy takime pas përplasjes me Gudjufin nga Partizani. 4 javë pezullim për Kotobellin e Teutës.
Zyrtari i KF Vora, Arjan Bellaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Teuta, Blerim Kotobelli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të neneve 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Iliria U-17, Jomels Selmani, bazuar në nenet 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e Vendimit Nr. 21, datë 13.01.2026 të KDE për pikën 9, duke mbyllur procedimin disiplinor ndaj tij.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128