Kupa e Italisë/ Napoli në çerekfinale, për të eliminuar Cagliarin u nevojitën penalltitë

Napoli i bashkohet Juventusit dhe Atalantës në cerekfinale të Kupës së Italisë.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte në 1/8 e finaleve eliminoi Cagliarin për të shkruar emrin mes 8 më të mirave të kompeticionit duke e mundur vetëm pas një serie të gjatë penalltish, 9-8, ndërkohë që 90 minutëshi i rregullt u mbyll 1-1.
Në këtë ndeshje, trajneri Conte zgjodhi të bëjë një rotacion të madh dhe në minutën e 28 Napoli mori avantazhin në rezultat me golin e Lucca, por në minutën e 67, Sebastiano Esposito riktheu ekuilibrin në rezultat duke barazuar shifrat në 1-1.
Në këtë pikë, Conte hodhi në fushe Neres dhe Lang duke luajtur të gjitha kartat që kishte në dispozicion, ndërkohë që më herët u aktivizua edhe McTominay.
Në fund, rezultati mbeti 1-1 dhe gjithcka u zgjidh pas serisë së penalltive ku vendimtar rezultoi pritja e Milinkovic-Savic ndaj Luvumbo dhe kjo seri përfundoi 9-8 për Napolin që kalon në cerekfinale duke kaluar për herë të parë në 5 vjet fazën e 1/8 të finaleve të kompeticionit.
Në cerekfinale, Napoli do të luajë me fituesin e ciftit Fiorentina-Como që do të luhet në 27 janar të 2026.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





