Armand Duka rizgjidhet president i Federatës Shqiptare të Futbollit

Armand Duka është rizgjedhur në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit edhe për një mandat tjetër katër vjeçar.
Mesditën e sotme, Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF-së rizgjodhi Dukën në drejtim të futbollit shqiptar, në një garë ku nuk ishte vetëm, por kishte përballë Sulejman Starovën dhe Dritan Shakohoxhën.
Të pranishëm në këtë Asamble që u zhvillua në ambientet e Shtëpisë së Futbollit ishin 43 nga 55 anëtarë, teksa Armand Duka siguroi drejtimin e FSHF duke marrë në total 37 vota të vlefshme, ndërkohë që Sulejman Starova mori 4 vota, e Dritan Shakohoxha asnjë votë. Nga numërimi, dy vota rezultuan të pavlefshme.
Në fund të procesit, Duka mbajti edhe një fjalë të shkurtër përpara anëtarëve të Asamblesë, të cilët i falënderoi për votëbesimin e i garantoi se do të jetë në shërbim të secilit prej tyre, por edhe të atyre që nuk ishin të pranishëm në sallë përgjatë këtij mandate 4 vjeçar!
Ai ftoi edhe të gjithë aktorët e vendit për të kontribuar në zhvillimin e futbollit në Shqipëri.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
