
Lazio ëndërron Evropën, Luis Alberto i mban “gjallë”, Hysaj shkëlqen si zëvendësues

20 Prill 2024, 10:28 / SPORT
Një fitore shumë të rëndësishme në këtë javë të Serie A siguroi edhe Lazio. Ekipi kryeqytetas mposhti Geona-n në transfertë me rezultatin 0-1. Ky trepikësh mban në lojë Lazio-n për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Ai që bëri diferencën në këtë sfidë ishte goli i Luis Alberto-s në minutën e 67-të. Elseid Hysaj, anësori kuqezi u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 36-të, duke zhvilluar një ndeshje shumë pozitive, i vlerësuar nga mediat italiane me notën 6,5.
“U fut i ftohtë në fushë, në një moment të vështirë të ndeshjes. U përshtat shumë mirë. Në pjesën e dytë mori pjesë edhe në manovrat sulmuese duke u konfirmuar si një anësor me shumë kualitet”, shkruan TuttomercatoWeb.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
Nga Namir Lapardhaja
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD
Nga Roland Lami

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128