Lazio feston 125-vjetorin, klubi kryeqytetas përgatit një stemë të re
4 Prill 2024, 20:09 / SPORT

Klubi i Lazios është përfshirë nga ndryshimet e shumta në ditët e fundit. Kështu, pas ndryshimit të trajnerit me skuadrën që kaloi nga Sarri në urdhrat e Igor Tudor, drejtuesit po mendojnë edhe ndryshimin e logos aktuale. E gjitha vjen pasi më datë nëntë janar të vitit 2025, Lazio do të festojë datëlindjen e 125-të me klubin që është themeluar në vitin 1900.
Ende nuk bëhen të ditura detajet e stemës së re të bardhekaltërve, por lajmërimi është pritur pozitivisht nga tifozët që presin një risi nga drejtuesit e klubit.
Sakaq, një tjetër event për Lazion do të mbahet më datë 12 maj për të kujtuar titullin e parë të fituar në sezonin e largët 1973-1974 me skuadrën që në atë kohë drejtohej nga Tommaso Maestrelli.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
