Lazio heq dorë nga Ardian Ismajli
9 Janar 2025, 14:47 / SPORT

Një nga skuadrat që synonte mbrojtësin e kombëtares shqiptare Ardian Ismajli në merkaton e janarit ishte edhe Lazio, por sipas lajmeve të fundit nga mediat italiane duket se klubi bardhekaltër ka hequr dorë nga blerja e 28-vjeçarit.
Sipas “Il Messaggero”, Lazio është tërhequr nga blerja e Ardian Ismajlit në këtë sesion të merkatos.
Kishte një interesim serioz për mbrojtësin e Empolit gjatë javët e fundit, por Ismajli nuk mund të regjistrohet nëse Lazio nuk bën shitje për shkak të rregullores.
Kjo lëvizje mund të jetë e përkohshme, të paktën deri në verën e ardhshme.
Lojtari do të përfundojë kontratë me Empolin në fund të sezonit dhe mund të përfaqësojë një mundësi joshëse për një transferim me parametër zero në muajt e ardhshëm.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
