Liverpool arrin marrëveshjen me sulmuesin, por klubi gjerman pretendon 90 milionë euro
17 Korrik 2025, 14:44 / SPORT
RMC Sport raportoi sot se sulmuesi francez Hugo Ekitike, arriti një marrëveshje me Liverpoolin për transferimin e tij këtë verë.
The Reds aktualisht po negociojnë për koston e operacionit me Eintracht Frankfurt, pasi transferimi i tij te Liverpooli mund të jetë më i shtrenjti në historinë e klubit.
Edhe pse klubi gjerman pagoi vetëm 16.5 milionë euro në verën e vitit 2024 për të siguruar shërbimet e Ekitike, Frankfurt nuk ka ndërmend ta shesë pa 90 milionë euro.
Sipas mediave, Ekitike ka arritur një marrëveshje me kampionët në fuqi të Anglisë për një kontratë gjashtëvjeçare dhe tani do të përpiqet të bindë drejtuesit e klubit gjerman për ta lënë të lirë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
