Liverpool në kërkim të zëvendësuesit të Mane, 100 mln euro për talentin uruguaian

Në Liverpool duket se kanë filluar të pranojnë se Sadio Mané nuk do të vazhdojë në Anfield sezonin e ardhshëm, me Bayern Munich si destinacionin më të mundshëm, dhe ata po kërkojnë merkato për lojtarë me aftësi të mjaftueshme për të ruajtur potencialin e një nënkampioni të Evropës. Njëri prej tyre është Darvin Núñez. Sipas mediave britanike dhe portugeze, ‘të kuqtë’ i kanë ofruar Benfica-s rreth 100 milionë euro për të marrë shërbimet e tij.
Do të ishte Julian Ward, drejtori sportiv i Liverpool-it, ai që do të negocionte inkorporimin e tij me kërkesë të Jurgen Klopp, për të cilin, sipas burimeve të sipërpërmendura, Darvini është objektivi numër një për vitin e ardhshëm.
Kontrata e ndërkombëtarit uruguaian përfundon në qershor të vitit 2025. Vetëm 22 vjeç, ai ka ngjallur interesin e gjysmës së Evropës falë paraqitjes së tij të jashtëzakonshme. Ai ka shënuar 34 gola në 41 ndeshje këtë sezon, gjashtë prej tyre në Champions League, kompeticion në të cilin ka shkëlqyer dhe ka shërbyer si vitrinë.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


