
Lojtari del jashtë planeve të Vllaznisë, 30 vjeçari stërvitet me...

U diskutua shumë që mund të largohej nga Vllaznia në këtë merkato dimërore, duke parë edhe afrimin e Serjan Repajt.
Fjala është për mbrojtësin e Vllaznisë, Marko Juriç, i cili do të mbyllë sezonin deri në fund me kuqeblutë. 30-vjeçari ka dalë totalisht jashtë planeve të stafit kuqeblu, duke u shndërruar në një zgjedhje të pestë për pozicionin e qendërmbrojtësit.
Dy titullarët e skuadrës tashmë janë Stojanoviç dhe Bajrami, e ndërsa pas tyre vijnë dyshja shkodrane Pusi-Repaj. Kroati nuk luan një ndeshje zyrtare me kuqeblutë që nga data 4 dhjetor 2024, ku Vllaznia humbiste ndaj Dinamos me rezultatin 2-3 në javën e 16-të të kampionatit.
Që nga ai duel ka kaluar tashmë një fazë dhe ish-futbollisti i Siroki Brijeg nuk ka zbritur në fushën e lojës. Mbrojtësi tashmë aktivizohet me ekipin U-21 të shkodranëve, kjo vetëm për të mbajtur formën e tij atletike dhe në njëfarë mënyre ritmin e ndeshjeve. Juriç do të jetë i lirë pas përfundimit të sezonit, ku edhe kontrata e tij me Vllazninë përfundon.
-
-
U kapën me 1 kg kokainë, policia italiane arreston dy shqiptarët
13 Shkurt, 16:28 -
-
Europa League, Ranieri: Roma gati, kujdes nga kundërsulmet e Portos
13 Shkurt, 16:20

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128