Mamaja e CR7 zbulon të ardhmen e Ronaldos dhe moshën deri kur do luajë futboll

29 Shtator 2022, 16:41 / SPORT ALFA PRESS

Mamaja e CR7 zbulon të ardhmen e Ronaldos dhe moshën deri kur do

Deklarata e nënës së Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, po bën xhiron në rrjete sociale.

Ajo ka folur për mundësinë e largimit të Cristiano Ronaldos nga Manchester United dhe skuadra ku do të shkojë.

Duke folur për Nova Genta, Dolores Aveiro tha:

"Ronaldo do të kthehet në Sporting, por jo tani, jo këtë vit. Ai do të kthehet në Sporting vitin e ardhshëm. Shpresoj kështu. I thashë: "Bir, para se të vdes, dua të të shoh përsëri në fanellën e Sportingut. Nëse ai nuk shkon, djali i tij Cristiano Jr do të shkojë patjetër. Tani për tani, ai luan futboll më mirë se babai i tij në moshën e tij. Cristiano Jr më tha se ai dëshiron të jetojë në Lisbonë dhe të luajë për Sporting. Nëse babai i tij vendos të shkojë atje ata të dy luajnë së bashku në atë skuadër. Do të ishte si një ëndërr për mua.''

Aveiro tha gjithashtu se djali i saj do të luajë deri në moshën 40-vjeçare.

“Duhet. Ai ka një dëshirë, do të performojë deri në 40”, tha nëna e Ronaldos.

 

 

 

 

Po ndodh...