Mbape pritet t’i zërë vendin te Reali, Mançester Junajtid ka gati ofertën e majme për yllin e madrilenëve

Mançester Junajtid duket se është i gatshëm të paguajë një shumë të frikshme për të siguruar shërbimet e Vinicius Xhunior.
E ardhmja e sulmuesit brazilian te Real Madrid është vënë në dyshim për shkak të transferimit të pritshëm të Kilian Mbape në Madrid këtë verë.
Kontrata e yllit francez me Paris Saint-Germain skadon në fund të sezonit dhe ai pritet të transferohet te Real Madrid me kosto zero.
Me të dy lojtarët që luajnë në krahun e majtë të sulmit, zërat në lidhje me vendin e Vinicius në formacionin titullar janë shtuar.
“Djajtë e Kuq” duket se po e ndjekin me kujdes situatën dhe po planifikojnë të bëjnë një ofertë marramendëse për ta marrë në Old Trafford.
Mançester Junajtid duket se është i gatshëm të ofrojë më shumë se 170 milionë sterlina (200 milionë euro) për 23-vjeçarin, një shumë që mund të tundojë gjigantët e La Liga-s.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

