Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria nuk arrin t’i shënojë Gjibraltarit

4 Shtator 2025, 19:14 / SPORT ALFA PRESS

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria nuk arrin t’i shënojë

Pjesa e parë e miqësores mes Gjibraltarit dhe Shqipërisë u mbyll në barazim pa gola, me një lojë të vakët dhe pak emocione.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me ritëm të ulët, duke u përpjekur të kontrollojnë qarkullimin e topit, por rastet e pastra munguan.

Rasti i parë serioz erdhi në minutën e 17-të, kur Jasir Asani provoi direkt nga goditja e këndit, por tentativa e tij përfundoi jashtë.

Pak më vonë, në minutën e 20-të, vendasit u kundërpërgjigjën me Del Rion, i cili testoi Dajsinanin.

Shqipëria u gjallërua në minutën e 34-të, kur Medon Berisha goditi fort nga 25 metra, por topi u devijua në këndore.

Ky mbeti rasti më i mirë deri në minutën e 43-të, kur sërish Berisha u përpoq nga distanca, por gjuajtja e tij u devijua nga një mbrojtës dhe topi u përplas në traversë.

 

Po ndodh...

ide