Me sytë nga Euro 2024, Rubin Kazan i thotë jo ofertës për Mirlind Dakun

5 gola dhe 2 asiste në 19 ndeshje, këto janë statistikat e Mirlind Dakut deri më tani në kampionatin rus. Pavarësisht ankesave se sulmuesi shqiptar shpërdoron shumë, shifrat te Rubin Kazan në përgjithësi janë pozitive.
Së fundmi, “Bussiness Online” ka bërë me dije se Rubin Kazan ka refuzuar një ofertë nga një skuadër nga Moska, 7 milionë euro për Dakun. Në publikimin e bërë, nuk tregohet skuadra që ka bërë propozimin, CSKA, Dinamo apo Lokomotiva.
Filozofia e Rubin Kazan është mjaft e thjeshtë. Klubi i njohur po pret Europianin, ku në rast shkëlqimi të Dakut, vlera e kartonit të tij do rritej automatikisht. Gjithsesi, për të shkuar deri në Europian me Shqipërinë, 26-vjeçarin e pret një punë e madhe në këtë fund sezoni. Futbollisti në fjalë nuk u ftua nga trajneri Sylvinho, duke shkaktuar kështu një “zhurmë” të madhe në Kosovë dhe Shqipëri.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
