Milan bën detyrën në Verona, kuqezinjtë nuk njohin hap fals

Milan fiton 1-3 në fushën e Veronës, në përballjen e javës së 29-të të Serie A. Vendasit nga Verona u vendosën mjaft mirë në prapavijë në pjesën e parë, duke mos lejuar shumë hapësira. Kuqezinjtë provuan të zgjidhnin ndeshjen me goditje standarte, teksa një predhë e Okafor shkaktoi drithërima në stadium.
Ekipi i Piolit mori epërsinë në këtë takim në minutë ne 42-të, atëherë kur pas një kombinimi të bukur me Leaon nga krahët, Theo Hernandez bëri gjithçka vetë dhe ndëshkoi portierin kundërshtar.
Në fillimin e pjesës së dytë, Verona gabon në mesin e fushës, duke i dhënë mundësinë Pulisicit për të realizuar golin e dytë. Noslin futi në lojë skuadrën e Baronit, por vetëm përkohësisht, pasi Chukwueze “vulosi” përfundimisht fatin e takimit. Milan renditet në vendin e dytë me 62 pikë.
Kujtojmë që në mesditë është luajtur edhe Juventus-Genoa me shifrat 0-0. Pavarësisht presionit dehës të “Zonjës së Vjetër”, bardhezinjtë dështuan të merrnin 3 pikët.
-
-
Serie A/ Juventus ndalet në shtëpi nga Genoa
17 Mars, 14:42
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


