Chelsea në gjysmëfinale të Fa Cup, thyen Leicester në frymën e fundit
17 Mars 2024, 15:59 / SPORT

Chelsea ka triumfuar 4-2 ndaj Leicester duke u kualifikuar në fazën gjysmëfinale të Fa Cup.
Cucurella dhe Palmer kaluan Chelsean në avantazh në pjesën e parë, fraksion gjatë së cilit Sterling humbi një penallti. E dyta nisi me autogolin e Disasit, teksa eurogoli i Mavididit barazoi shifrat.
Skuadra e Enzo Marescas mbeti me dhjetë lojtarë në të 73’ pas daljes me të kuq të Doyle. Chelsea përfitoi dhe realizoi dy gola në minutat shtesë. Me anë të Chukwuemekas dhe Maduekes.
Chelsea u bashkohet në gjysmëfinale Manchester Cityt dhe Coventryt, teksa katërshja e FA Cup do të kompletohet nga fituesi i klasikes Manchester United-Liverpool.
-
Serie A/ Juventus ndalet në shtëpi nga Genoa
17 Mars, 14:42
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

