Milan, Pioli: Mund të shënonim më shumë, jam trajner i kësaj skuadre sepse e meritoj

Menjëherë pas ndeshjes AC Milan-Sassuolo, e cila përfundoi 1-0 me golin vendimtar të Christian Pulisic, trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli foli për SkySport.
“Është e qartë se mund të kishim luajtur më mirë ose mund të kishim shënuar më shumë. Ne mund të bënim diçka të tillë dhe duhej ta bënim në fakt. Gjithsesi, djemtë luajtën mirë dhe ishin të vëmendshëm. Pas ndeshjes, Florenzi tha se skuadra duhet të vazhdojë të luftojë për klubin, për tifozët dhe për trajnerin.
Largimi i mundshëm? Për sa kohë që unë jam këtu do të thotë se klubi ka besim tek unë dhe se ata mendojnë se jam trajneri më i mirë për këtë ekip. E di që të stërvitesh një klub të rëndësishëm si Milani është e vështirë dhe ka presion, por për momentin kjo s’është futur në kokë time. Gjithmonë e kam menduar ndeshjen e radhës si më të rëndësishmen dhe jo të fundit. Në vitin 2023 nuk shkoi gjithçka ashtu siç donim dhe ne duhet të luftojmë për të bërë 2024 një vit më i mirë” – Tha ai.
-
-
-
Rudina Dembacaj flet për dashurinë e parë platonike: Sot e kam shumë mik
30 Dhjetor, 20:57 -
Jo vetëm Dimarco e Darmian, Interi i zgjat kontratën edhe armenit
30 Dhjetor, 20:56
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




