Moise Kean “i rilindur”, sulmuesi i kombëtares “azzurre” udhëheq Fiorentinën drejt Evropës
7 Shkurt 2025, 13:01 / SPORT

Moise Kean po udhëheq skuadrën e Fiorentinës këtë sezon. Një periudhë e jashtëzakonshme për sulmuesin e kombëtares “azzurre”, që pas dopietës të së enjtes ndaj Interit ka kaluar Thuram në renditjen e golashënuesëve të Serie A, ku ai tashmë numëron 15 gola, ndërsa më mirë se sa ai ka bërë vetëm Retegui, me italo-argjentinasin që numëron një gol më shumë se sa ai.
Një lojtar i shndërruar me fanellën “vjollcë”, shumë larg paraqitjeve zhgënjyese të tij me fanellën e “Zonjës së Vjetër”. Me këtë ritëm Moise Kean pritet të jetë një prej kandidatëve për të qenë “Këpuca e Artë” e këtij sezoni në Serie A.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

