Ndahet nga jeta presidenti i Fiorentinës, 1 minutë heshtje në të gjitha fushat, Gravina

Mëngjesin e kësaj të shtune u mësua lajmi për ndarjen nga jeta të presidentit të Fiorentinës, Rocco Commisso. Federata Italiane e Futbollit vendosi që në të gjitha ndeshjet e Ligave profesioniste në futbollin e djemve dhe të vajzave gjatë kësaj fundjave të mbahet 1 minutë heshtje në nder të tij.
Padyshim që pas këtij lajmi të hidhur reagoi edhe presideti i qeverisë së futbollit italian, Gabriele Gravina që vlerësoi figurën e Rocco Commisso.
‘I jemi pranë familjes së Commisso dhe Fiorentinës për këtë humbje të dhimbshme-u shpreh presidenti i FIGC-Rocco Commisso ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në futbollin italian, do ta kujtojmë gjithnjë për entuziazmin dhe vizionin e tij. Ishte një pikë referimi e rëndësishme edhe në rrugëtimin e rinovimin që ne po çojmë përpara, e kam pasur gjithnjë miqësinë e tij dhe kemi ndarë gjithnjë ide’
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
