Ndihmësi i Conte-s: Nuk e di për Chelsea-n, por do jetë kundër Milanit!
20 Shkurt 2023, 18:07 / SPORT

Duke folur për mediet pas fitores ndaj West Ham, ndihmësi i trajneri të Tottenham, Cristian Stellini foli edhe për rikuperimin e Antonio Contes, të cilit iu desh të pushonte me forcë pas operacionit në tëmth.
Stellini theksoi se Conte mund të mungojë në ndeshjen në kampionat ndaj Chelsea-t, por shtoi se pritet të jetë në fushë në takimin në Champions League, kundër Milan-it.
“Nuk mendoj se do të jetë në stol në ndeshjen kundër Chelsea-t, por ai ndoshta do të jetë prezent javën e ardhshme kundër Wolverhampton ose kundër Milan-it në Champions League. Ne ende nuk e dimë vërtet, varet nga ai dhe si është, nëse ka dhimbje apo jo. Nëse ai ecën mirë, ai me siguri do të jetë atje”, tha ai.
-
Skemë kampionësh 20 shkurt
20 Shkurt, 17:27
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

